Përmbytje në Milano

Reshje të dendura shiu shkaktuan përmbytje masive në Milano. Nga videot që janë publikuar nga vetë qytetarët, duket qartë se shiu ka tejmbushur pusetat dhe duke përmbytur rrugët e Milanos.

Autoritete e bashkisë kanë marrë masa të menjëhershme duke qenë në gatishmëri ndaj situatës të krijuar për shkak të motit të keq. Ata janë duke monitoruar zonën e Sevesos dhe Lambro-it, pasi reshjet mund të sjellin daljen nga shtrati të lumenjve, duke rrezikuar edhe më tej qytetin.

Nga videot e publikuara, prurjet e ujit duken të larta dhe se ato kanë marrë përpara edhe koshat e mbeturinave duke i përhapur nëpër rrugë.

Këshilltari për transportin dhe mjedisin, Marco Granelli, në një postim në Facebook nënvizoi se situata e krijuar nga shiu është alarmante. Nivelet e ujit janë duke u rritur duke sjellë kështu përmbytje të mëdha. Ai shkon se ekipet e ndërhyrjes së emergjencave janë në terren, duke qenë në fokus maksimal lumi Seveso dhe nënkalimet e qytetit.

Klan Plus