Të mbijetosh në pasarelë është një sakrificë e madhe. Mbajtja e turpit në formë kushton dhe shumë modeleve u ka kushtuar jo pak dieta e fortë, duke u shkatërruar edhe shëndetin. Por tani  do të marrë  fund stërmundimi i modeleve.

Disa prej  gjigantëve të  modës kanë  arritur një marrëveshje.  Do të ndalohen të  gjitha  modelet nën  masën  e trupit  36,  dhe  me  moshën  16 vjeçe.  Në prag të sezonit të modës të grave, grupet më të mëdha luksoze globale janë bashkuar për të ndryshuar rregullat e  modelimit. Trupi perfekt tani  do  të  jetë masa 38 për gra  dhe  48  për burrat. 

 Ky  do  të jetë  “modeli  i  mirëqenies” sipas kolosëve të modës, ata  thonë se do  të  miratohen  nga të  gjitha markat e tyre. Gjithmonë  modelet do  të  kenë  një psikolog  afër dhe do të ofrohet ndihma e një terapisti  gjatë orëve të punës.  Për të rritur dinjitetin e femes, është vendosur që prioritet të ketë edhe shkollimi I modeleve./KLAN PLUS