Rihapen kinematë në Francë, pjesë e auditorit edhe Minions



Rihapen kinematë në Francë, pjesë e auditorit edhe Minions

19:15 23/06/2020

Në Francë u hapën sërish kinematë që pas mbylljes, si pasojë e pandemisë. Hapja ndodhi nën masa të reja, ku pjesë e auditorit tashmë do jenë edhe minionët.

Minionët, të veshur me syze të markave të tyre tregtare, ishin vendosur në mënyrë strategjike rreth auditorit, për të siguruar distancën midis individëve, të përcaktuar nga autoritetet.

Rihapja e kinemave në Francë është pjesë e planit për lehtësimin e masave të izolimit, të vendosura në Mars, për të parandaluar përhapjen e  COVID-19.

Kryetari një prej rrjeteve të kinemasë, Nathanael Karmitz u shpreh se njerëzit në Francë, e duan shumë kinemanë dhe sipas tij është më pak e rrezikshme të kalosh dy orë në kinema, se sa të udhëtosh në transport publik ose të marrësh një tren./tvklan.al



Të ngjashme