Pas më shumë se 2 muajsh pallati madhështor i Versajës është rihapur për vizitorët, por jo për turistët e huaj. Edhe pse gjendja e jashtëzakonshme në Francë përfundon në 10 Korrik, presidenti Emmanuel Macron bëri të mundur lehtësimin e disa masave duke hapur disa prej objekteve të rëndësishme kulturore, por edhe biznese me qëllim rimëkëmbjen e ekonomisë.

Punonjësit bënë të mundur pastrimin dhe dezinfektimin e objekteve, dhomave dhe pikturave që gjenden në Versajë.

Vizitorëve do t’ju kërkohet të mbajnë maska në fytyrë. Sikundër është bërë edhe në vende të tjera, për çdo vizitor matja e temperaturës do të jetë e detyrueshme. Përpara se të hyjnë në pallat, ata do të futen më radhë, jo më shumë se 10 persona, me qëllim ruajtjen e distancës fizike. 

Ende nuk dihet sesi do të veprohet me turistët e huaj pasi nëse kufijtë hapen dhe rinisin fluturimet kjo për autoritetet është e rrezikshme, pasi i tremben rritjes së infektimeve. Kriza e koronavirusit ka goditur edhe turizmin kulturor.

Një vit më parë, pallatin e Versajës e vizituan 8 milion njerëz, ku 4 nga 5 vizitorë vinin nga vendet e tjera të botës. Por pandemia e Covid-19 bëri që disa prej objekteve kulturore ku gjenerohen pjesa më e madhe e të ardhurave, të përllogarisin humbjet.

Catherine Pegard, presidente e pallatit është shprehur se duhet të jenë francezët ata që të zbulojnë disa prej bukurive që ka Versaja në mënyrë që të rigjallërohet edhe sektori i turizmit.

Luigji i Pesëmbëdhjetë e ndërtoi pallatin si simbol të superfuqisë evropiane që kishte Franca. Versaja është ende një prej pikave më të vizituara i shpallur si destinacioni turistik më i parapëlqyer, pas Luvrit.

Klan Plus