Tifozët e Trabzonspor sulmojnë në fushë lojtarët e Fenerbahçe, Infantino: E papranueshme!

Të paktën 12 persona janë arrestuar dhe dhjetëra të tjerë u shoqëruan në polici pas trazirave të dhunshme në fushën e Trabzonspor. Këtë e ka bërë të ditur ministri i Brendshëm turk, duke shpjeguar se mes të arrestuarve ishte edhe personi që hodhi objekte të forta mbi trajnerin e Fenerbahçe.

Tifozët e Trabzonspor pushtuan fushën ndërsa lojtarët e Fenerbahçes festuan fitoren e tyre 3-2. Disa lojtarë iu përgjigjën tifozëve që i goditën me shqelma dhe grushta, me pamjet që po bëjnë xhiron e botës. Episodi ka ngjallur reagimin e ashpër edhe nga presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino ku i cilësoi si të papranueshme.

“Nuk mund të ketë hapësirë ​​as brenda dhe as jashtë fushës. E kam thënë tashmë dhe e përsëris: pa asnjë përjashtim, lojtarët duhet të jenë në gjendje të luajnë të sigurt. U bëj thirrje autoriteteve kompetente që kjo të respektohet në të gjitha nivelet dhe që autorët e ngjarjeve tronditëse në Trabzor të ndiqen penalisht për veprimet e tyre”, thuhet mes të tjerash në reagimin e numrit 1 të futbollit.

Incidenti erdhi vetëm disa muaj pasi presidenti i Ankaragucu u arrestua për sulmin mbi arbitrin në fund të ndeshjes, duke bërë që Federata Turke e Futbollit të pezullojë për pak kohë kampionatin.

Klan News