Rihanna është në majat e karrierës së saj në biznes. 30-vjeçarja po korr sukses me linjën e saj të kozmetikës dhe me  atë të të brendshmeve për femra. Ndërsa përsa i përket aspektit si këngëtare, ajo ka berë mungesa në tregun muzikor.

Që nga viti 2016, pasi lançoi albumin e titulluar “Anti”, Rihanna nuk ka sjellë këngë solo në tregun muzikor.

Mirëpo pritjes po i vjen fundi. Për të gjithë fansat e këngëtares vjen një lajm i mirë, kjo pasi ajo i është përveshur punës për t’u rikthyer në muzikë.

Ka qënë vetë këngëtarja që ka konfirmuar lajmin në Instagram. Një fans e kishte pyetur nëse është duke punuar për të sjellë prurje të reja muzikore dhe ëngëtarja nuk ka ngurruar t’i përgjigjet:

“Jam duke bërë muzikë, njëkohësisht duke bërë lingeri, kozmetikë, film. Kur muzika është e gatshme, ju nuk do të duhet ta kërkoni. Por po vjen së shpejti”.

Kaq ka mjaftuar dhe fansat kanë shfaqur entuziamin e tyre. Shumë prej tyre kane nisur dhe të zbulojnë se çfarë do të sjellë këngëtarja. Detajet të tjera, artistja nuk i ka bërë të ditur, por gjithsesi sipas kritikëve të muzikës, mendohet se ajo po përgatit një album me dy disqe, që do të dalë vitin e ardhshëm.

Klan Plus