Rama: Fshati duhet të ketë prioritet në këtë proces

2 familje të ngelura pa strehë prej 26 Nëntorit në Baldushk, sot kanë marrë çelësat e shtëpive të reja të përfunduara.

Kryeministri kërkon durim dhe siguron se premtimi që para vitit të ri shtëpitë individuale do të përfundojnë të gjitha do të përmbushet. Por për Ramën duhet mirëkuptim që për familjet në fshat procesi i rindërtimit të ishte në krye të listës, pasi dhe nevojat ishin me emergjente.

Xhemal Qefalia: Mirë që iu mbush mendja për ta prishur edhe këtu, se këtu ka pas lopën…

Edi Rama: Të bëjë lali si të dojë, ditën e hënë në mëngjes ta bjeri lopën këtu.

Rama dhe Veliaj sigurojnë se ngjyrat politike të familjeve të prekura nuk janë ato që udhëheqin procesin e rindërtimit.

Erion Veliaj: Edhe me administratorët s’kemi bërë asnjë dallim, majtas djathtas.

Edi Rama: Në atë aspekt, s’kemi ne probleme të tilla. Për ne që kemi ato vijat tona të përcaktuara, ne duam të rregullojmë shtëpitë e juaja… Ata duan të rregullojnë vilat e veta.

Ministri i Rindërtimit njofton se brenda 2 javëve në Durrës nis ndërtimi i pallateve të para.

Arben Ahmetaj: Sot është hapur edhe faza e dytë e prokurimit të pallateve në Durrës, pra zyrtarisht ka filluar rindërtimi i pallateve në Durrës. Janë dy pallate që do të ndërtohen aty ku kanë qenë.

Tv Klan