Rita Ora është gati për interpretimin më të rëndësishëm. Këngëtarja kosovare dhe Liam Payn do të jenë në ceremoninë “Brit Awards”.

Vetëm katër ditë pas performancës në Prishtinë, Rita Ora do të duhet që të zhvillojë performancën më të rëndësishme në karrierë.

Bukuroshja nga Prishtina do të performojë për herë të parë në ceremoninë e madhe të ndarjes së çmimeve, Brit Awards. 

Mbrëmjen  e 21 Shkurtit ajo do të ngjiten në skenë së bashku më Liam Payn ku do të interpretojnë duetin “

For You”

.

Ndërsa ish anëtari i “One direction” ka thënë se ndihet i emocionuar për këtë performancë. Ai ka hedhur poshtë të gjitha  lajmet se ishte duke u  ndarë nga e dashura e tij.

Në një intervistë Liam tha se kanë mosmarrëveshje në çift, por gjithçka është në rregull. Edhe pse nuk janë zyrtarisht të martuar ai dhe Cherly janë prindër të një djali 11 muajsh.

Klan Plus