Këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora ka shprehur shqetësimin për mamanë e saj e cila aktualisht është në vijën e parë të luftës.

Vera po punon si psikiatre në Shërbimin Kombëtar të Shëndetit në Mbretërinë e Bashkuar, ku po kujdeset për njerëzit që kanë probleme të shëndetit mendor, si dhe ata me COVID-19.

Në një intervistë në ‘Heart Radio’, Rita deklaroi se ka frikë për të teksa ajo punon atje nga frika e ndonjë infektimi të mundshëm.

Nëna ime është një person kaq pozitiv dhe madje përgjatë gjithë kësaj kohe ajo ka qenë ka frymëzuese. Ajo ndjehet sikur është detyra dhe përgjegjësia e saj. Është kaq frymëzuese kur sheh që ajo ngrihet për të ndihmuar e shpëtuar jetë çdo ditë”, është shprehur Ora.

Rita dhe motra e saj gjithashtu dhanë kontributin e tyre duke shpërndarë pajisje mjekësore, si dhe u kujdesën për të moshuarit gjatë kësaj periudhe.

Klan Plus