Rita Ora ka hyrë në listën e këngëtarëve më të pasur britanikë në krah të Ed Sheeran dhe Calvin Harris. Sipas Sunday Times, ajo radhitet në vendin e 11- të artistëve britanikë më të pasur nën moshën 30 vjeç, me nje pasuri totale prej 16 milionë Paund.

Ka katër vite që qëndron në top listën e 10 këngëve më të dëgjuara në Mbretërinë e Bashkuar, por këngëtarja shqiptare është shfaqur në filmin “50 hijet e Greit” dhe ka nënshkuar kontrata fitimpruresë me firma të ndryshme veshjesh dhe kozmetike.

Në të njëjtë listë të kryesuar nga Adele, është poziciuonuar në vend të dytë Ed Sheeran me 80 milionë Paund, kurse Calvin Harris ndërkohë është e vetmja hyrje e re në 20-shen më të lartë me 140 milionë Paund.

Mgjithatë muzikanti më i pasur i Mbretërisë së Bashkuar është Paul McCartney me 820 milionë Paund.

Tv Klan