Shkëlqen me pozat dhe veshjen unike

Ajo asnjëherë nuk dështon që të duket e mrekullueshme. Bëhet fjalë për këngëtaren shqiptare me famë botërore, Rita Ora e cila  e ka dëshmuar edhe një herë me performancën e saj joshëse në një paraqitje të fundit në rrjetet sociale, shkruan “Daily Mail”.

30-vjeçarja ka marrë vëmendje përmes veshjes plot stil, ndërsa shfaqej provokuese në Los Anxheles. Bukuroshja bionde kishte veshur një bluze të shkurtër dhe një mini-fund të verdhë, teksa binin në sy format perfekte. Flokët e lagura i kishte lënë të lira mbi supe, dhe mbante disa  aksesorë që kompletonin paraqitjen e saj.

Pozat që këngëtarja mori para aparatit fotografik u komentuan nga shumë fansa, duke i bërë komplimente të ndryshme. Ndërkohë, Rita ka qëndruar për një kohë relativisht të gjatë në Australi pasi ka qenë pjesë në jurinë e “The Voice Australia”. 

Klan News