Nuk munguan komentet pozitive në profilin e saj

Rita Ora është mjaft aktive në rrjetet sociale, ajo së fundmi ka ndarë me fansat e saj disa fotografi plot stil.

Rrugës për punë”, ka shkruar këngëtarja shqiptare me famë botërore, teksa ishte duke shkuar në premierën e filmit të ri të Kate Beckinsale Jolt në Los Anxheles, Kaliforni.

Ajo kishte veshur një bluzë mëndafshi ngjyrë të purpurt, një xhaketë në stilin bolero dhe pantallona të gjera ngjyrë të zezë. Për këtë veshje normalisht nuk munguan komentet pozitive në profilin e saj.

30-vjeçarja aktualisht është duke punuar në realizimin e videoklipit për këngën e saj “You For Me”. 

Klan News