Rita Ora rikthehet në Prishtinë – TV KLAN

Rita Ora rikthehet në Prishtinë

Rita Ora ka befasuar të rinjtë nga e gjithë Kosova që merrnin pjesë në një ngjarje të organizuar nga UNICEF-i. Ajo tha se është mahnitur me punën e të rinjve që po bëjnë në Kosovë, duke thënë se nuk do të kursej kontributin e saj për fuqizimin e tyre.

“Pata kënaqësinë e madhe të takoj të rinj të Kosovës. Do të mundohem të bëj gjithçka mundem që t’i inspiroj dhe t’i mbështes të rinjtë. Shpresoj t’i kem inspiruar. Jam e nderuar të jem këtu me të gjithë këta që punojnë për UNICEF-in. Jam krenare që jam nga këtu, nga Kosova dhe pres me padurim t’i mbështes të rinjtë e vendit tonë”, tha Rita Ora.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore këtyre ditëve ka vizituar fëmijë, të dhe të rinj në familje të  varfra në Kosovë ku është njoftuar për së afërmi për sfidat e tyre me të cilat ballafaqohen.

Tv Klan

Kategori
KosovaTe funditTë gjithaVideo
0 Komente

Përgjigju

*

*