“Traviata” kryevepra e triologjisë Verdiane dhe repertorit të artë botëror është zgjedhur për festimet e përvjetorit të artë të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit. Ajo do të rivihet në skenë në saj të popullaritetit të madh dhe numrit më të madh të shfaqeve në skenën e teatrit tonë.

Në rolet kryesore të kësaj shfaqe edhe njëherë do të interpretojë Marjana Leka dhe Etleva Golemi në rolin e Violetës, Vikena Kamenica dhe Enkeleda Zepishta në rolin e Florës, ndërësa në rolin e Alfredos do të interpretojë tenori Italian Cesare Catani.

Marjana Leka: “Këtë herë ndjehem mjaft mirë, mund të themë se nuk e kam intrpretuar në lartësinë e duhur dhe ndoshta me të njëjtin emocion edhe me partnerë të tjerë, sepse edhe këngëtarët që kanë ardhur ndoshta nuk kanë qënë në të njëjtin nivel, por këtë herë ndryshon gjithçka, janë këngëtarë që vijnë nga teatrot më prestigjoze të Italisë dhe të botës dhe për mua ka qënë një eksperiencë shumë e mirë, duke filluar që nga provat, interpretimi në skenë dhe gjithçka tjetër”.

Për të sjellë atmosferën e e kryeveprës Verdiane në ritmet marramendëse skaliere, vepra do të drrejtohet nga maestro Giuseppe Finzi, një nga mjeshtrit e rinj të stafit drejtues të maestro Riccardo Muti, i cili ka ardhur enkas nga teatri prestigjoz milanez për të nisur bashkëpunimin me Teatrin e Operas dhe Baletit.
Edhe njëherë regjia është realizuar nga Nikolin Gurakuqi i cili premton tepër ndryshime ne këtë rivënie të re të travjatës në skenën tonë./tvklan.al