Britaniku u shpreh se Bottas ishte shoku më i mirë në ekip që kishte pasur ndonjëhere

Luis Hamilton e quajti Valteri Botasin si shokun më të mirë që ai ka pasur ndonjëherë në skuteri, sepse ky i fundit kurrë nuk e ka mundur atë dhe ka qenë shumë i dobishëm në sukseset e tij si kampion bote, thotë Niko Rosberg. Ish-piloti gjerman e di mirë se çfarë do të thotë që të garosh në të njëjtën skuteri me Hamiltonin, pasi ai ia mori titullin në vitin 2016, ndërsa britaniku e mundi në garën për titullin kampion në vitet 2014 dhe 2015.

Rivaliteti mes të dyve ka qenë i madh për shkak se të dy synonin që të fitonin kampionatin e Formula 1. Që kur u bë pjesë e Mercedesit në 2017, Botas kurrë nuk i ka bërë presion shokut të ekipit. Tani Botas ka vendosur që të bashkohet me skuterinë Alfa Romeos në sezonin e ardhshëm.

“Botas ishte super i dobishëm. Ai kurrë nuk e mundi Luisin dhe kjo i kënaqte të dy. Për këtë arsye Luisi u shpreh se Botas, ishte shoku i ekipit i preferuar në karrierën e tij”.

Skuteria e Mercedesit vendosi që të merrte finlandezin, pas vendimit shokues të pilotit gjerman për t’u tërhequr nga Formula 1, pasi u shpall kampion.

Klan News