Ministri i Shtetit për Europën i Gjermanisë, Michael Roth, reagoi sërish në mbështetje të çeljes së negociatave të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Në një postim në rrjetet sociale ai thotë se për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, Bashkimi Europian duhet të mbështetet në fakte dhe në ndershmëri.

“BE dhe Gjermania kanë shumë për të humbur”, shkruan ai duke nënkuptuar pasojat që do të ketë një shtyrje e vendimit për në shtator.

Tv Klan