Rrahën punonjësit e OSHEE. Në pranga 54-vjeçari, shpallet në kërkim një tjetër



Rrahën punonjësit e OSHEE. Në pranga 54-vjeçari, shpallet në kërkim një tjetër

13:25 20/12/2020

Një 54-vjeçar është arrestuar ndërsa një 19-vjeçar është shpallur në kërkim pasi kanë dhunuar dy punonjës të OSHEE.

Të dy këta persona janë nga fshati Gorishtë i Vlorës.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë, arrestuan në flagrancë shtetasin P. C, 54 vjeç dhe shpallën në kërkim shtetasin Xh. C., 19 vjeç, banues në Gorishtë, Vlorë, pasi: Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur fizikisht për shkak të detyrës punonjësit e OSHEE-së, shtetasit  R. H. dhe A. Sh, banues në Vlorë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia po vijon punën për kapjen e të riut. /tvklan.al






Të ngjashme