Rrëfimi rrëqethës i 66-vjeçares: Nusja më ka hedhur nga shkallët dhe më ka goditur me thikë



Rrëfimi rrëqethës i 66-vjeçares: Nusja më ka hedhur nga shkallët dhe më ka goditur me thikë

13:36 23/03/2021

E ftuar në emisionin “Historia ime” në Tv Klan, ka qenë një grua 66-vjeç nga Vlora e cila rrëfen se ka një marrëdhënie shumë të keqe me nusen dhe djalin e saj. Ajo është dhunuar dhe kërcënuar dhe për këtë arsye është detyruar që të largohet nga shtëpia.

Mirela Milori: Ti nga vjen?

66-vjeçarja: Jam bijë nga Elbasani, jam martuar në Vlorë, kam 40 vjet aty dhe bëra 4 fëmijë. Fëmijët i rritëm, na dha shteti një hyrje në pallat, dhomë, kuzhinë, aneks. Të 4 fëmijët aty janë lindur, tani janë të martuar të. Kam 3 djem dhe një vajzë. Bëmë një dyqan dhe shtëpi, aty afër banesës që jetoja.

Mirela Milori: Bletë një tokë dhe ndërtuat mbi truall një ndërtesë që ishte dyqan dhe shtëpi.

66-vjeçarja: Po, ndërsa hyrjen e pallatit e kam shitur për djalin, ky që më ka përzënë nga shtëpia me gjithë nusen e tij. E kam shitur sepse djali im ka bërë 12 vjet e gjysmë burg. Ma shiti burri pallatin që t’i jepte lekë avokatëve.

Mirela Milori: Të gjithë u martuan, shkuan në punët e tyre, ju jetonit me djalin e vogël dhe me nusen e djalit në shtëpinë që ndërtuat.

66-vjeçarja: Po tek kati i dytë. Tek shtëpia tjetër zihet nusja e djalit me burrin që kisha gjallë dhe ky i përzuri, ikën me qira. Ishin me dy fëmijë. Djali kishte 2 vite që kishte dalë nga burgu dhe rrinte me ne.

Mirela Milori: Kaq të forta ishin debatet, sa iku, që u përzutë?

66-vjeçarja: Po ajo e tha fjalën e fundit, nuk e them dot se më vjen turp, por ajo nuk kishte turp. Tim shoq e kisha të sëmurë, 3-4 herë i ka rënë para infarkt derisa vdiq. Vdiq atë natë, e varrosëm. Ai kishte marrë një kredi për dyqanin që shiste mish. Ky nuk i kishte dhënë lekët, na vjen zyra e përmbarimit që të dilnim nga shtëpia sepse ishte shitur dhe shtëpia dhe dyqani. Ky kishte 40 ditë që kishte vdekur, ne nuk e dinim,  nuk na tregonte asgjë, vinte i pirë, ishte i papërmbajtur në shtëpi. Më është çarë koka me pjatë, me tavëll cigare.

Kur shkoja në spital që të qepja kokën i thoja që më ka rënë xhami doktorit se vinte policia, nuk doja ta fusja brenda se kisha 4 fëmijët e vegjël. Vetë kam punuar në komunale me fshesë, thashë të rri rehat, kur u bë sebep ky me gjithë nusen, më qëllon. Na mblidhen 2 milion e 300 mijë Lekë nga im shoq. Nusja i merr bashkë me djalin dhe i fsheh, i them ku i ke Lekët të keqen nëna të lajmë Lekët e dyqanit se ishte pa drita. Çfarë lekësh do ti, lekët kanë ikur tha. Ata erdhën në shtëpi disa ditë pasi vdiq burri, unë nuk doja që të vinin se ajo sikur ia bëri vjehrrit, do ma bënte dhe mua. Ajo më ka hedhur nga shkallët, më ka therur me thikë, i kam çuar në gjyq në Vlorë, nuk më ka ardhur mbas për këto që i thashë unë dhe që i tha avokati.

Mirela Milori: Sa urdhra mbrojtje ke marrë?

66-vjeçarja: 6 muaj urdhër mbrojtje nga nusja e djalit. Nuk dilja dot të merrja një shishe kos se më shanin, më rrihnin. Mora plaçkat e mia dhe kam ardhur në Tiranë tek njerëzit e mi./ tvklan.al







Të ngjashme