Kartoni blu nuk do të jetë pjesë e futbollit të paktën në nivel elitar. Ideja është hedhur poshtë nga presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, që ka konfirmuar se organizmi botëror i futbollit ka mbajtur një qëndrim shumë të qartë rreth kësaj hipoteze. Aludohej se përdorimi i kartonit blu të sillte përjashtim të lojtarëve nga fusha për një periudhë 10-minutëshe, diçka që pritet të mos ndodhë.

“Dua të jem i qartë. Nuk do të ketë karton blu në nivel elitar, kjo është një temë inekzistente për ne, FIFA është absolutisht kundër kartonit blu”, tha ai.

Kreu i FIFA-s ka shtuar se edhe zëvendësimet e përkohshme nuk duhet të ekzistojnë në botën e futbollit.

“Mjekët thonë se është e pamundur në pak minuta të përcaktohet nëse ka pasur një goditje dhe nëse është i rëndë apo jo. Kjo është arsyeja pse, në rast të një tronditjeje të dyshuar, lojtari duhet të zëvendësohet. Nëse ju duan të shqetësohen për shëndetin e lojtarit, atëherë lojtari duhet të largohet dhe një lojtar tjetër duhet të hyjë. Fundi i historisë.”

Bota e futbollit mendon se ndryshimet e rregullave do të sillnin më shumë efikasitet në fushën e lojës, por që për momentin FIFA nuk ka vendosur për të ndërhyrë.

Klan News