Inxhinierët: Duhet të hiqen menjëherë

Tërmeti i 26 nëntorit nxori në pah sërish rrezikun që sjellin depozitat e ujit mbi tarracat e pallateve. Nuk munguan raste si ky në pallat në kombinat ku rrëzimi i depozitave shkatërroi një pjesë të ndërtesës. Sipas inxhinierëve të ndërtimit janë dy problemet që shkaktojnë depozitat sipër pallateve.

“Janë objekte që kanë peshë dhe kur janë në sasi të mëdha ato mund të shkaktojnë dëmtime në objektin e soletës, plus që është një masë sipër godinës që ndikon në sjelljen sizmike të strukturave. Nuk është se kanë sjelljen kryesore por  jep ndikimet e veta dhe nuk është llogaritur ajo tarracë për ato pesha që ka. Kanë rrjedhje uji dhe hyn në beton dhe mund të krijojnë probleme me kalimin e kohës dhe fillojnë fenomenet e ndryshkjes dhe këtë e pamë edhe në ato soleta që ranë në Durrës ku kishte filluar fenomeni i amortizimit të armaturës që është një fenomen i rrezikshëm pasi ul kapacitetin mbajtës të strukturës”.

Për t’i dhënë zgjidhje këtij problemi, inxhinierët kërkojnë ndërhyrjen e menjëhershme të pushtetit qëndror dhe atij lokal.

“Depozitat duhet të hiqen dhe shteti ta nxjerrë me urdhër, depozita poshtë në katet përdhe dhe ato të mos vendosen në katet e sipërme”.

Prej vitesh vendosja e depozitave sipër pallateve shihet nga banorët si zgjidhje për furnizimin me ujë. Përveç kësaj ato vendosen bashkë në kafazin e shkallëve duke i dhënë një peshë të shtuar soletës së pallateve.

Tv  Klan