Një avion i vogël është rrëzuar në zonën e Caorlen në qytetin e Venezias. Në bordin e avionit ndodheshin dy persona, të cilët kanë humbur jetën.

Në vendngjarje shkuan menjëherë forcat e zjarrfikëses dhe karabinierët. Siç raporton Ansa, njëri prej viktimave ishte instruktor avioni. Mbeten të paqarta shkaqet e këtij aksidenti, ndërsa autoritetet në vendin fqinj kanë nisur hetimet.

/tvklan.al