Më të shumtë janë ata me sëmundje kronike

Edhe pse jemi në një situatë të pazakontë për shkak të Covid-19, në Urgjencën e Sëmundjeve të Brendshme, të Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza, vijojnë të paraqiten raste që kërkojnë ndihmë urgjente mjekësore.

Kreu i këtij shërbimi, doktor Eqerem Hasani, tha për Televizionin Klan se kjo javë ka shënuar rritje të numrit të personave që kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Kryesisht janë pacientë të cilët vuajnë nga sëmundje kronike.

Përpara Urgjencës, çadrat e triazhit studiojnë rastet e paraqitura. Nëse dyshohet për Covid, pacienti futet në ambient të veçantë survejimi.

E ndërsa mjekët e Spitalit Infektiv janë në vijën e parë të luftës me Covid, disa raste janë zbuluar edhe nga doktorët e urgjencës së QSUT pasi qytetarët janë paraqitur direkt në këtë shërbim pa njoftuar më parë 127.

Tv Klan