Në muajin Shkurt të vitit 2024 ka patur një rritje të volumit të transaksioneve të kryera përmes sistemit AIPS – EURO. Të dhanat e Bankës së Shqipërisë konfirmojnë se për muajin Shkurt të këtij viti janë kryer 22,432 transaksione nga 21,609 që u kryen në muajin Janar.

Sa i takon vlerave të pagesave të transferuara në monedhën Euro nëpërmjet këtij sistemi, në muajin Janar të këtij viti u transferuan 349 milionë Euro, ndërkohë që në muajin Shkurt u transferuan 25 milionë Euro më shumë.

Shifrat tregojnë se në 44,041 transaksione të kryera brenda dy muajve të parë të vitit vlera e transferuar nëpërmjet sistemit AIPS arriti në 723 milionë Euro për periudhën Janar-Shkurt të vitit 2024.

Gjatë 2023-shit shqiptarët rritën pagesat në monedhën Euro me 60%, duke arritur një shifër rekord, 4.13 mld Euro. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në një ditë janë bërë mesatarisht mbi 1000 transaksione me anë të sistemit AIPS EURO.

Tv Klan