Numri i viktimave në anijen e përmbysur në brigjet egjiptiane gjatë ditës së mërkurë ka arritur në 108 dhe pritet që numri i të vdekurve të jetë në rritje.

Autoritetet egjiptiane thonë se 64 viktima u regjistruan vetëm këtë të premte.

Për shkak të mbingarkesës varka u përmbys rreth 8 milje larg qytetit portual të Rosettës, ku brenda në bord ishin nga 450 deri në 600 emigrantë.

Me të po transportoheshin egjiptianë, sirianë, sudanezë, eritreas dhe somalezë.

4 pjesëtarët e ekuipazhit janë arrestuar, me dyshimet për “vrasje pa paramendim” dhe “trafikim të qenieve njerëzore”, thonë zyrtarë egjiptianë.

Mjeti lundrues, që u mbajt në brigjet e qytetit egjiptian për 5 ditë derisa të tejmbushej, thuhet se u mbyt pasi mbi të u ngjitën edhe 150 personat e fundit.

Incidenti tragjik vjen në një kohë kur agjencia ndërkufitare e BE -së paralajmëroi se një numër gjithnjë e në rritje i emigrantëve, që kërkojnë të mbërrijnë në brigjet europiane janë duke përdorur Egjiptin si një pikënisjeje.

Më shumë se 10 mijë njerëz kanë humbur jetët në përpjekje për të kaluar Mesdheun drejt Europës që prej vitit 2014, sipas raportit të OKB -së. /tvklan.al