727 viktima në 24 orët e fundit janë shënuar në Itali nga koronavirusi. Një ditë më parë, sipas autoriteteve, u shënuan 837 jetë të humbura.

Ndërkaq, deri më tani në Itali rezultojnë 13 mijë e 155 viktima nga Covid-19, ndërsa në total të infektuar rezultojnë 110 mijë e 574 persona.

Nga ana tjetër, Spanjë është vendi i dytë në Europë pas Italisë që ka shënuar numrin më të lartë të vdekjeve ndërsa numri i të infektuarve vijon të rritet. Në 24 orët e fundit në Spanjë janë shënuar 864 viktima. /tvklan.al