India po përballet me një rritje të frikshme të rritjes së rasteve nga Covid-19. Në vetëm 24 orët e fundit u regjistruar 294 mijë raste, duke kapur një total prej gati 15.6 milionë të infektuar dhe 182 mijë humbën jetën.

New Delhi u vendos në bllokim për një javë dhe shteti Maharashtra, qendra e valës dhe Mumbai, shtrënguan më tej kufizimet. Kryeministri Narendra Modi e përshkroi situatën si një cunami dhe se vendi po përjeton një kolaps shëndetësor.

Zbulimi i një varianti të ri të Covid-19 në Indi ka shkaktuar shqetësim të gjerë dhe po shihet si një nga faktorët kryesorë që po nxit valën e rasteve. 

Varianti njihet si B.1.617 i ashtuquajtur variant “mutant i dyfishtë” besohet të jetë më i transmetueshëm sesa llojet e mëparshme. 

Ekziston gjithashtu një mungesë e furnizimeve mjekësore duke filluar nga shtretërit, tek ilaçet dhe aparatet e oksigjenit. Vendi është kritikuar për lehtësimin e masave shumë shpejt nga çfarë ishte menduar. Festivalet hindu gjithashtu janë lejuar të zhvillohen.

India nisi një program masiv vaksinimi, por nuk ka qenë i mjaftueshëm për të ndaluar infektimet. Më shumë se 100 milionë doza janë dorëzuar, por vendi po përballet me fushatë vaksinimi të ngadaltë.

Tv Klan