Festa e të dashuruarve “Shën Valentini” po afron dhe me siguri të dashuruarit po përpiqen të gjejnë ide të veçanta se si mund ta surprizojnë partnerin. Moderatorja dhe aktorja e njohur Rudina Dembacaj është një ndër ta, ku përmes një mini-intervite me ndjekësit në Instagram ka kërkuar ndihmë dhe ide për dhuratën që do i bëjë Markut.

Pasi kishte marrë sugjerimet e ndjekësve, Rudina tregon se 70% e ndjekësve i kanë thënë se s’ka dhuratë më të bukur se dashuria e saj.

“Faleminderit, 70% të ideve ishin: S’ka dhuratë më të bukur se dashuria jote! Ja lexova të gjitha, ju dua shumë”, ka shkruar Rudina. /tvklan.al