Olen Cesari koncert në Tiranë/ Zbulon dhe për pasionin për varkat: Jam kapiten…

Në këtë pjesë do ta nisim me një lajm të bukur. Siç tashmë e njihni të gjithë për talentin e tij në violinë me famë ndërkombëtare, bëhet fjalë për Olen Cesarin, ai më në fund do të vijë në Tiranë me një koncert i cili vjen në data 18, 19 dhe 20 Prill 2024 në skenën e Pallatit të Kongreseve. Violinisti i talentuar dhe një nga krenaritë e kombit tonë në skenën ndërkombëtare do vijë së bashku me “International Clandestine Orchestra” (artistët e grupit qe tashme prej 15 vitesh bashkëpunojnë së bashku).

Moda “Zhveshur fare”, pa fund e pa pantallona/ Çfarë është ky trend?

Në këtë pjesë do të flasim për modën dhe në fakt për një trend të ri, sa i çuditshëm mund të duket, por edhe aq i preferuar. Moda “zhveshur fare”, pa fund e pa pantallona është moda e çuditshme që lindi në vitin 2022, e cila tani kthehet edhe më guximshëm në vitin 2024. Ekziston liria për të treguar trupin tuaj, jo për t’u fshehur, për ta lënë veten të shikohet. Por edhe dëshira për t’u ndjerë e guximshme dhe për të kapur vëmendjen e shumë njerëzve. Duket sikur është Bianca Censori, bashkëshortja e Kanye West e cila e ka bërë këtë trend, por në fakt dizajnerët në javët e modës që në 2022 e kanë propozuar. Çfarë është kjo modë e re që po flitet, do të flasim pas pak në studio.

Me lot në sy dhe pa filtra, Fedez flet për ndarjen me Chiara Ferragnin

Do të ndalemi te një moment, intervista e Fedez, që ka bërë bujë jo vetëm në Itali, por në të gjithë mediat ndërkombatre. Mes lotësh Fedez ka folur për ndarjen e tij nga Chiara Ferragni, me të cilën ka edhe dy fëmijë, teksa ka qenë i ftuar në “Belve” nga Francesca Fagnani, në Rai2. Ata janë një nga çiftet më të komentuara në gjithë botën, ata konfirmuan ndarjen pak kohë më parë, me Chiarën, e cila në një intervistë për “Che tempo che fa” tregoi për krizat mes tyre.

/tvklan.al