Rudina – Emisioni 11 Shkurt 2020

Rudina – Emisioni 11 Shkurt 2020

19:21 11/02/2020

Aktorja e filmit “Eja”, Ermira Zyrakja, rrefen rolin e saj ne kinema!

Çfare veshen yjet e kinematografise boterore ne “Oscars 2020”!

Edicionin i 92-të i ndarjes së Çmimeve Oscars ka qenë qendra e vëmendjes së ditëve të fundit. Përveç garës për të fituar një Oscar, një “betejë” e vërtëtë u zhvillua edhe në tapetin e kuq për veshjen më të bukur të mbrëmjes.

Ndër momentet më pikante të natës ishte edhe performanca e papritur e Eminem, i cili këndoi këngën me të cilën fitoi Oscar në 2003-in.

18 vite më parë, ai nuk u paraqit në ceremoninë më të rëndësishme kinematografike, por i bëri të gjithë të kërcejnë me këngën ‘Lose Yourself’ këtë të dielë.

Për të diskutuar për këtë mbrëmje, në programin “Rudina” në TV Klan ishin të ftuara kuratorja e imazhit Miranda Dupi, blogerja Magalina Saqellari dhe moderatorja Gerta Gixhari.

Ajo që tërhoqi vëmendjen në emision ishte pamja e Miranda Dupit. Kuratorja e imazhit kishte preferuar të vishte xhaketën mbrapsht, duke sjellë kështu një tendencë të re.

Gjithashtu, ajo kishte vendosur edhe syze tër errëta, por që Dupi shpjegon se ishin syze optike dhe jo syze dielli.

Miranda Dupi: Syzet janë optike, i kam me numër dhe i përdor. Nuk janë syze dielli, janë syze optike me xham të errët. /tvklan.al




Grupi
LAJMET
Të ngjashme


Grupi