U diagnostikua me kancer 2 muaj pasi solli në jetë vajzën/ Historia frymëzuese e Gentës

Tumor në gjoks në muajin e 7 të shtatzënisë, rrëfimi i jashtëzakonshëm sipërmarrëses nga Saranda

Ajo e Gentjana Gllavës është padyshim një histori frymëzues, force dhe vullneti, sesi një nënë e dy fëmijëve, ndonëse aktualisht është duke kaluar sfidën e saj më të madhe të jetës, përballjen me kancerin e gjirit, ka gjetur forcë mbi të gjitha për familjen e saj ta luftojë dhe të jetojë jetën, ashtu e buzëqeshur dhe me një forcë të jashtëzakonshme, për ta fituar këtë betejë të vështirë. E ftuar këtë të martë në studion e “Rudina” në Tv Klan, sipërmarrësja nga Saranda, tregoi se ishte 7 muajshe shtatzënë kur dalloi një gjëndër në gjoks, që më pas rezultoi se ishte një tumor i rrallë.

“Kam qenë 7 muajshe shtatzënë me vajzën kur vura re që kisha diçka në gjoks dhe më duhet të prisja derisa të lindja vajzën dhe me doktorin vendosëm që të linim dhe disa ditë për të parë nëse masa pas lindjes do zvogëlohej, sepse zakonisht në shtatzëni mund të ndodhë që të kesh dhe gjëndra qumështi. Dhe ishte kjo gjëja e parë që më shkoi në mendje. Pasi bëmë kontrollohet gjatë shtatzënisë pamë që kishte metastaza në gjendrat limfatike.”

Gjatë kësaj kohe, vendosi që të mos ndërmerrte asnjë hap.

“Absolutisht jo, sepse nuk mund të bëjë asgjë tjetër. Biopsia nuk mund të bëhet gjatë shtatzënisë. Pas shtatzënisë bëra rezonancën që nuk mund të bëhet gjatë shtatzënisë. Vendosëm që edhe pse ishte rreziku që do rritje do prisnim absolutisht derisa unë të sillja jetë vajzën dhe pastaj të bëja të gjitha ekzaminimet e duhura. Bëmë biopsinë dhe rezultoi që ishte tumor në gradën e tretë, shumë agresiv. Dhe masa në pak muaj, ishte dyfishuar, nga 3 centimetër në 5.5. Nuk më shkonte në mendje që mund të ishte malinj, mendoja që tumorët e këqij nuk mund të zmadhoheshin në këtë lloj përmase dhe me këtë shpejtësi. Është një ndër tumoret më të radhë dhe më të vështirë për t’u kuruar. Direkt pas biopsisë filluam të bënim kimioterapinë. Të parën e bëra në Tiranë, pastaj në Athinë. Ndryshe nga Tirana, Athina e bën 1 herë në javë. Shkoja çdo javë, bëja kimioterapinë dhe kthehesha në një ditë. Kisha mundësinë që të rrija dhe atje, por nuk mund të lija fëmijët vetëm, punën… Fëmijët, familja, shoqëria dhe puna ishin gjërat që më ndihmuan ta kaloja që gjatë gjithë kohës nuk më shkonte në mendje që kisha tumor, vetëm ditën kur nisesha thoja do shkoj të bëj kimioterapinë sepse duhet”.

Për Gentjanën, e cila është nënë e një djali 4 vjeç e gjysmë dhe vajzës 9-muajshe, forca buron pikërisht tek të qenit nënë.

“Jam tip shumë emotive dhe për gjërat më të vogla, shqetësohesha dhe mërzitesha, por kur mora vesh për tumorin me buroi një guxim dhe një forcë. Çdo grua dhe çdo femër që është nënë kanë të njëjtën forcë në përballimin e kësaj sëmundjeje”./tvklan.al

Ndërthurja e Artit Pamor me Inteligjencën Artificiale/ Abaz Hado sjell “Trunks & Trees”

Met Gala 2024: Si u veshën yjet në tapetin e kuq