Rudina – Emisioni 13 Tetor 2020

Rudina – Emisioni 13 Tetor 2020

20:09 13/10/2020

Ju kujtohet “Joli, shoqja e kursit”?/ Balerina rrefen jeten ne SHBA!

Joli Agolli Pararisto është një ndër balerinat dhe koreografet shqiptare që prej 27 vitesh është larguar nga Shqipëria duke jetuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Miçigan, vend ku ka vijuar profesionin e saj dhe ka mbajtur traditën e folklorit shqiptar, valleve popullore duke themeluar dhe drejtuar Ansamblin e valleve “Gjergj Kastrioti”.

 Por, jo vetëm, ajo ka qenë një ndër vajzat e para në Tiranë që shëtiste me motor. E për këtë, ajo ka luajtur në filmin shqiptar “Edhe kështu, edhe ashtu” të regjisorit Bujar Kapexhiu, e njohur në këtë rol si vajza me motor.

Joli ka qenë e ftuar në emisionin Rudina në Tv Klan e cila ka folur për eksperiencën e sa në këtë film, për profesionin si balerinë në Amerikë dhe për jetën e saj private.

Rudina Magjistari: Si lindi idea për të qenë pjesë e filmit?

Joli Agolli Pararisto: Unë isha një nga vajzat më të që i jepja motorit dhe motori im ishte shumë i madh. Bujar Kapexhiu donte patjetër të gjente një vajzë që t’i jepte vërtet motorit për këtë rolin dhe më kishte parë sigurisht se më kishte parë e gjithë Tirana. Unë si një vajzë adoleshente, jo shumë e pjekur doja të rrija nëpër pishinat, nuk e kisha fare terezinë për të bërë rolin, kështu që u lodh pak Bujar Kapexhiu për të më marrë, por më mori dhe unë e qava atë rol.

Më ka ndjekur gjithë kohës batuta. Kur u ktheva për herë të parë nga Amerika këtu, në rrugën e Kavajës dhe dëgjoj një që më thotë “waaa paska ardhur Joli shoqja e kursit!”. U gëzova shumë.

Rudina Magjistari: Si ishte në ato vite të kishe motor sepse ka qenë një gjë shumë e veçantë?

Joli Agolli Pararisto: Ishte adrenalinë, e jashtëzakonshme. Ishte një ndjenjë e bukur, isha e apasionuar pas çdo gjëje të re e të bukur edhe pse s’më lejohej sepse unë isha balerinë duhet të kisha shumë kujdes. Por adrenalina ishte shumë e bukur dhe e madhe dhe nuk e rezistoja dot. /tvklan.al

Romanca e takimeve dikur, si kane evoluar lidhjet e dashurise?

Interneti tashmë është bërë pjesë e pandarë e përditshmërisë sonë, qoftë në aspektin e punës ashtu edhe në anën sociale. Kështu, edhe personin e jetës tashmë shumë po e takojnë dhe njohin në rrjetet sociale. Ndaj, në këtë pjesë të dytë do të flasim për marrëdhëniet e dashurisë që lindin nëpërmjet njohjeve online. Si po njihemi ne sot? A ndodh që nëpërmjet njohjeve online nuk ka më romancë ashtu si në takimet dikur apo nga romancat e takimeve rastësore

1/3 e martesave amerikane nisin ne internet dhe jane me te gjata dhe te lumtur!

Studiuesit nga Universiteti i Çikagos kanë zbuluar se më shumë se 1/3 e martesave amerikane kanë filluar në internet – dhe se çiftet në internet kanë martesa më të gjata dhe të lumtura.





Të ngjashme