Ekskluzive/ Anila Basha ne nje rrefim per memesine dhe jeten private.

Në studion e Rudina Magjistarit në Tv Klan, ka qenë e ftuar gazetarja Anila Basha e cila vjen me statusin e mamit. Ajo ka treguar përjetimet e para kur lindi djali i saj Aristoteli, si i ka ndryshuar jeta dhe ka dhënë një këshillë për të gjithë ata që dëshirojnë të kenë një fëmijë, por nuk kanë mundësi.

Rudina Magjistari: Shumë shikues do donin të ishin në vendin tënd, që duan të kenë një fëmijë, por nuk e kanë mundësinë. Çfarë mesazhi do i jepje ti sot?

Anila Basha: Unë mendoj se nuk ka asnjë gjë të pamundur sot në jetë. Teknologjia ka avancuar kaq shumë saqë të mohosh veten, ta privosh nga kjo ndjenjë kaq e bukur e të qenurit nënë duke marrë në dorë fëmijën tënd, është e pakuptimtë për mua. Kushdo që më ka kërkuar një këshillë i kam dhënë sugjerimet e mia, i kam thënë nuk duhet në asnjë mënyrë sado skeptik të jeni, ta leni pas dore, fëmija është i juaji. Mund të keni nipër, mbesa, çfarëdo, por një gjë e tillë, është një ndjenjë e papërshkruar.

Mos u hutoni, nuk ka rëndësi fare as çfarë thotë bota, as çfarë thotë dynjaja as çfarë thotë familja, ju jeni të zotit e vetes për aq kohë sa doni ju ta bëni këtë zgjedhje. Një fëmijë nuk është kurrë i tepërt në këtë botë, ashtu sikurse nuk besoj se mund të ketë qenie në tokë që mund të përgojojë një nënë apo një fëmijë, është një krijesë e bekuar nga Zoti. Mos hezitoni asnjëherë. Më thoshte doktori im, po bëhen eksperimentet e fundit në Gjermani që spermatozoidi dhe veza do takohen në një inkubator dhe pas 9 muajsh një nënë e një baba do marrin në dorë fëmijën e vetë pa e pasur në vetë.

Shkenca evoluon mjafton ju të keni dëshirën për të patur një fëmijë siç e kisha unë. Unë nuk pashë as majtas as djathtas, as dëgjova njeri, as pyeta njeri. Dëgjova zemrën, shpirtin dhe atë që doja unë vetë për veten time dhe nuk ka gjë më të bukur dhe të rëndësishme se Arisi. /tvklan.al

Geldi Haviari, djali qe udheton boten me patina.

Në pjesën e dytë të emisionit do të presim një djalë I cili ka një pasion të veçantë që lidhet pikërisht me patinat. Ai udhëton në vende të ndryshme të botës dhe kudo që ndodhet realizon video mbi patina në vendin ku ndodhet, për t’i publikuar më pas në profilin e tij në Instagram. Prej 10 vitesh jeton në Gjermani do të vijë sot në studio për të na treguar më tepër rreth këtij pasioni të tij, që lidhet pikërisht me patinat.

Moti/ Hakil Osmani: Tetori pritet te kete me teper rreshje.

Ndonëse është data 20 Shtator, vjeshta nuk duket gjëkundi e duket se kjo situatë do të vijojë deri në fund të muajit. Meteorologu Hakil Osmani, në një lidhje direkte në emisionin “Rudina” tha se mesi i kësaj jave pritet të sjellë një rënie të temperaturave, duke bërë që vjeshta të ndihet për pak kohë. Megjithatë situata ndryshon sërish në fundjavë…

“Temperaturat e larta kanë mbetur të larta edhe gjatë kësaj fillim jave, duke bërë që maksimumi në territorin shqiptar të luhatet në vlerat 32 dhe 31 gradë Celcius. Por për fat të mirë, mesjava sjell një rënie të vlerave termike duke bërë që të ndihet vjeshta e vërtetë, përsa i përket vlerave termike kjo, duke bërë që maksimumi në territorin shqiptar të zbresin edhe në 27-28 gradë Celcius. Jo vetëm vlerat maksimale, por po ashtu edhe vlera minimale do të kenë një rënie të ndjeshme të tyre, duke bërë që në zonat malore ato të shkojnë edhe në vlerat 7 apo 8 gradë Celcius, duke bërë që vjeshta të trokasë në territorin shqiptar. Por që do të jetë diçka e përkohshme, pasi fundjava sërish rrit vlerat maksimale, me 1-2 gradë Celcius. Por mëngjeset dhe mbrëmjet mbeten të freskëta, me vlera minimale të cilat nuk pritet të shkojnë më shumë se 10 gradë Celcius”.

Për meteorologun, Shtatori ka sjellë një anomali sa i përket vlerave termike.

“Temperaturat e ajrit në orët e mesditës do të kenë një rritje të tyre të ndjeshme, duke shkuar edhe në 30 gradë Celcius që në fakt janë shumë të larta për muajin në të cilin ndodhemi. Ndërsa kushtet e motit po ashtu do të jenë ideale. Duhet thënë se ky Shtator në fakt ka sjell një anomali sa i përket vlerave termike. Zonat të cilat kanë patur anomali më të paktë, kanë qenë zona verilindore dhe zonat juglindore, me 0,5 deri në 1 gradë Celius. Ndërsa temperaturat e ajrit në zonat nga Shkodra deri në Tiranë, Elbasan, përfshirë këtu dhe Vlorën e Sarandën kanë patur edhe një anomali nga 1.5 gradë Celcius”.

Sa i përket Tetorit, sinoptikanët parashikojnë që ai do të jetë një muaj i lagësht, me prezencë të vranësirave në një pjesë të mirë të territorit.

“Tetori pritet të jetë një muaj i lagësht, pritet të ketë prezencë të vranësirave në një pjesë të mirë të territorit shqiptar, do të plotësohen kuotat mujore. Vlerat termike pritet që të jenë në zonat malore në vlera normale, ndërsa ultësira perëndimore pritet të ketë një rritje me 1-2 gradë Celcius”./tvklan.al