Rudina – Emisioni 27 Maj 2022




Rudina – Emisioni 27 Maj 2022

18:48 27/05/2022

#Rudina, një program nga autorja dhe moderatorja #RudinaMagjistari, një prej emisioneve më të ndjekur dhe të dashur për publikun duke ofruar tema të larmishme për të gjithë familjen.

“Aq sa donte…”, Olimpia Smajlaj tregon sa herë e puthi me ‘siklet’ Gent Zenelajn

“Dashuri dhe Turbulenca” vazhdon të shfaqet në kinema për të gjithë ata që e kanë humbur apo dëshirojnë të rishohin komedinë. Ndërkohë, stjuardesa italiane, Françeska, e cila interpretohet nga Olimpia Smajlaj, sapo ka zbritur në studion e “Rudina” në Tv Klan për të na treguar si ishte fluturimi në avionin e filmit. Turbulencat më të mëdha të saj i pamë me Danielin (Gentian Zenelaj) gjatë skenave të puthjeve, që paskan qenë më shumë se sa në ekranin e kinemasë.

Olimpia Smajlaj: Për sa i përket realizimit të puthjeve nuk është se ishte shumë e vështirë, mbase vetëm dubla e parë që akoma nuk ka pasur një kontakt fizik mes teje dhe personit tjetër që është pak e sikletshme, por pastaj që duhet të bësh shumë dubla sepse është pjesë e procesit, nuk është më problem.

Rudina Magjistari: Dhe sa dubla bëtë?

Olimpia Smajlaj: Aq sa donte Dionis Papadhimitri. Dublat janë pafund, ke planet përballë që janë të dyja, planet vetëm për mua, planet vetëm për Gentin, ke sa të duash.

“Zilia, ulcera e shpirtit”/ Si mund te mposhtet?

Urologjia dhe Onkologjia Urologjike ne Grupin e Kujdesit Shendetesor Acıbadem













Të ngjashme