Edona Llalloshi tregon ditët në karantinë me familjen!

Në një lidhje në Skype në programin “Rudina”, në TV Klan ishte këngëtarja nga Kosova, Edona Llalloshi. Ajo ka treguar se në datën 10 Mars ishte kthyer nga Gjermania dhe menjëherë ishte vetëkarantinuar në shtëpi. Gjatë këtyre ditëve ka qenë e frikësuar se mos ishte infektuar, por fatmirësisht ajo dhe familja e saj janë shumë mirë. Edona shton se java e parë e qëndrimit në shtëpi ka qenë mjaft e vështirë, sidomos për fëmijët e saj. Këngëtaren kjo kohë e ka kthyer 21 vitë mbrapa, pikërisht në kohën e luftës. Por ndryshe nga atëherë, frika është krejt tjetër.

Artan Fugen: Si do te ndryshoje shoqeria pas pandemise!

Në një lidhje në Skype nga Franca për programin “Rudina”, në TV Klan ishte akademiku dhe profesori Artan Fuga. Në lidhje me ndikimin që pritet te ketë kjo pandemi në shoqërinë tonë, pasi të mbarojë e gjithë kjo, akademiku u shpreh se njerëzit harrojnë dhe kanë aftësinë të largojnë eksperiencat e këqija. Sipas tij, njerëzimi vazhdon rrugën e vet me të njëjtin ritëm.

Ne lidhje skype me modelen Xhesika Berberi nga New York!

Në një lidhje në Skype nga SHBA, për programin “Rudina”, në TV Klan këtë pasdite ishte modelja Xhesika Berberi. Bukuroshja shpesh herë është krahasuar me modelen me famë botërore, Gigi Hadid e në fakt ngjashmëria mes tyre është e dukshme. Xhesika zbuloi se një nga pasionet e saj më të mëdha është gatimi. Ajo i gatuan të gjitha madje edhe bakllavanë. Për sa i përket kohës kur të dalë nga vetëizolimi, modelja shprehet se fillimisht do dalë të eci në rrugë dhe të ketë atë sigurinë që i mungon tani.