Moderatorja e njohur e Tv Klan, Rudina Magjistari feston sot ditëlindjen.

Si rrallë herë ajo ka publikuar një foto të saj në moshën 4-vjeçare.

“Në fakt, ndonjë foto që lajmëronte ditëlindjen time, e kam postuar gjithmonë pasi ka kaluar dita, mundësisht nuk do postoja fare, por më doli përpara syve rastësisht dje kjo vajza e vogël 4 vjeçare, duke pozuar e lumtur në një lulishte në kryeqytet dhe… Gëzuar ditëlindjen të gjithëve atyre, që kanë ditëlindjen sot” shkruan moderatorja në postimin e saj. /tvklan.al