Armando Sadiku i jep një tjetër pikë me vlerë Lugano që barazoi 2 – 2 me Basel. Sulmuesi i Kombëatres realizoi golin e dytë për ekipin e drejtuar nga Tramezzani, por festimi i tij pati pasoja. Gjyqtari e ndëshkoi me të verdhin e dytë duke lënë fushën para përfundimit të sfidës.

Me këtë fitore Lugano është ngjitur në zonën e kupave të Europës në kampionatin Zviceran. Taulant Xhaka luajti për 90 minuta me Basel duke dhënë një asist në këtë takim. Jahmir Hyka i hapi rrugën fitores 3 – 0 të San Jose me Portland në kampionatin amerikan të futbollit. Mesfushori shqiptar realizoi golin e parë në këtë sfidë dhe të dytin sezonal për të.

Hyka u transferua këtë vit te San Jose që është në zonën që e kualifikon në fazën play off të Konferencës së Perëndimit. Nuk po i ecën mbarë Shkëlzen Gashit, pasi Colorado ndodhet në vendin e fundit. Sulmuesi shqiptar nuk ka shënuar ende në këtë sezon.

 Tv Klan