Armando Sadiku triumfoi Mohun Bagan duke ngritur trofeun e Superligës së Indisë. Fitorja 2 – 1 me rivalin kryesor Mumbai City vendosi gjithçka. Një ndeshje e luftuar deri në fund, por që Mohun Bagan ia doli me sukses.

“Jam i lumtur edhe për të gjithë këta njerëz që na mbështetën gjatë të gjithë lojës. Në fund u frikësuam pak, por mendoj se e dominuam ndeshjen dhe e merituam”, tha Sadiku.

Armando Sadiku realizoi 8 gola dhe dha një asist në këtë sezon të Superligës së Indisë. Sadiku u transferua verën e kaluar se skuadra nga Kolkata, duke firmosur për 2 vite. Me këtë sukses Mohun Bagan siguron pjesëmarrjen në grupet e Champions League Aziatike.

Tv Klan