Studimi, ndryshimet klimatike kanë ndodhur 4 mijë vjet më përpara

Mijëra vjet më parë, thatësira në Azi transformoi zonën e Saharasë, duke e kthyer në shkretëtirën që njohim sot.

Sipas shkencëtarëve, ky ka qenë shkaku që Saharaja nga një zonë e gjelbër, e vërtetuar nga mbetjet e agrikulturës, ndryshoi pamje. Kjo mendohet se ka ndodhur rreth 6000-4000 vjet më parë.

Studimi është publikuar në revistën shkencore “Nature Communication” dhe ka analizuar kampionet të marra nga stalagmite në disa shpella të Laos, për të kuptuar pikërisht përbërjen gjeokimike.

Të dhënat tregojnë se reduktimi drastik i gjelbërimit dhe shtimi i nivelit të pluhurave në atmosferë, shënuan fundin e periudhës afrikane të lagësht, duke modifikuar me pas në korrente oqeanike dhe duke reduktuar ndjeshëm nivelin e reshjeve për të paktën 1 000 vjet në Azi.

Kjo është hera e parë që kërkuesit arrijnë në një konkluzion të tillë, pra që dy ngjarjet ishin të lidhura me njëra-tjetrën dhe influencuan kaq shumë ndryshimin klimatik në Afrikë.

Klan Plus