Pep Guardiola po përgatit terrenin për të marrë në ekip Alexis Sanchez, kontrata e të cilit me Arsenal përfundon në Qershor. Te Manchester City po mendojnë dy variante për të marrë sulmuesin.

Nëse firmos në Janar do të përfitojë 15 milonë euro në sezon, 17 milionë si bonus transferimi, ndërsa Arsenal do të arkëtojë gati 23 milionë.

Nëse leviz në verë do të marrë të njëjtën pagë, por do të përfitojë edhe 34 milionë euro si shpërblim për të shmangur konkurrencën e ekipeve të tjerë. Një tjetër futbollist që përflitet se mund të ndryshojë skuadër është Gerard Deulofeu.

Mesfushori me tipare sulmuese do të flasë me drejtuesit e Barcelona për t’u larguar. Në pritje janë Napoli dhe Inter, sipas mediave italiane. Te Juventus duan të marrin Emre Can nga Liverpool. Oferta është 10 milionë euro për klubin anglez, pasi kontrata e mesfushorit përfundon në Qershor.

Tv Klan