Chesea – Manchester United përveç se një përballje mes dy nga klubet më të njohura angleze do të jetë një sfidë direkte mes trajnerëve Ole Gunar Spskjaer dhe Mauricio Sarri edhe pse të dy luftojnë nga pozita të ndryshme.

Për trajnerin e bluve fitorja në ndeshjen e sotme të FA cup është një detyrim, kjo për tu mbyllur gojën kritikeve që tashmë kanë nisur kritikat pas paraqitjeve të dobëta të skuadrës. Gjatë vitit 2019 në kampionat skuadra ka luajtur tre ndeshje jashtë Stamford Bridge, të treja të humbura me një bilanc prej 12 golash të pësuar dhe asnjë të shënuar.

Në një farë mënyrë Sarri po bën të njëjtat gabime që bëri Mourinho  tek Manchester United duke mos pranuar të heqë dorë nga filozofia e tij e futbollit. Thuhet se kjo  ka sjellë edhe pakënaqësi të lojtarëve

Nga ana tjetër Ole Gunar Solskjaer duhet të fitojë për të bindur drejtuesit e United ti rinovojnë kontratën edhe për sezonin e ardhshëm.

Në 11 ndeshje të luajtura në kampionat dhe në kupë Djajtë kanë fituar 10 dhe barazuar 1. E vetmja humbje për Solskjaer është në ndeshjen e ligës së kampionëve përballë PSG. Ndoshta edhe kjo e llogaritur.

Tashmë në radhë është Chelsea ndërsa pas 1 jave do presë në Old Traford Liverpol.

Tv Klan