Trajneri firmos për dy vite, bardhekaltrit njoftojnë me postime origjinale në Twitter

Maurizio Sarri është trajneri i ri i Lacios. Pas rreth 2 javë bisedime, erdhi firma në kontratën e trajnerit toskan me klubin bardhekaltër.

Sarri do të drejtojë skuadrën deri në Gusht të vitit 2023. Por nëse drejtuesit janë të kënaqur me punën e tij, është opsioni për të rinovuar edhe një vit tjetër.

Lazio lajmëroi për arritjen e një marrëveshjes me një ikonë cigareje në profilin zyrtar në Twitter.

Më pas postoi edhe një kolazh fotosh ku shfaqej sërish një cigare e ndezur, ekipi bardhekaltër, tutë sportive e Lacios si edhe një bankë. Sarri përpara se t’i dedikohej tërësisht punës si trajner ka punuar në bankë.

Sarri merr vendin e Simone Inzaghit dhe kthehet në stol pas një viti pushim. Ai u pushua nga detyra e teknikut të Juventusit, pasi fitoi titullin kampion.  Në dy vitet në klubin bardhekalktër, Sarri do të përfitojë 3 milionë euro në një sezon, shto këtu edhe bonuset.

Numri 1 i klubit ia ka besuar 62-vjeçarit misonin për ta rikthyer skuadrën në Ligën e Kampioneve.

Klan News