Titulli i Serie A përcaktohet në derbin e Madoninës. Milan zhgënjeu për të marrë pikë të plota ndaj Sassuolo dhe për të lejuar Interin që matematikisht në përballjen e javës së ardhshme mes tyre Zijeshilët arritën të merrnin një pikë me tepër vlera në garën për mbijetesë, pasi barazuan 3-3, në një takim ku kishte vend për futbollistët e kombëtares shqiptare, Nedim Bajrami dhe Marash Kumbulla.

Avantazhi i dyfishtë i Sassuolo kapi në befasi Milanin për të krijuar iluzionet e një takimi tepër të vuajtur për kuqezinjtë. Skuadra nga Emilia-Romanja ishte gjatë gjithë kohës në avantazh, falë golave të Pinamonti dhe dopietës së Laurent.

Gjithsesi, Milan arriti të shmang humbjen me golat e Leao, Jovic dhe Okafor. Sulmuesi shënoi në prekjen e parë të topit, për të mbajtur ende gjallë shpresat për titull për Milanin. Kuqezinjtë konsolidojnë vendin e dytë me 69 pikë dhe vetëm matematika i lë jashtë kualifikimit në Champions League.

Klan News