Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko priti në takim zyrtar një delegacion nga Banka Qëndrore e Gjermanisë, të kryesuar nga Burkhard Balz, anëtar i Bordit Ekzekutiv.

Ky takim u zhvillua në kuadër të Programit për “Forcimin e kapaciteteve të Bankave Qendrore në Ballkanin Perëndimor me fokus integrimin në Sistemin Evropian të Bankave Qendrore”.

Vizita e përfaqësuesve të Bankës Qëndrore të Gjermanisë synon njohjen nga afër me institucionet pjesë e programit, vlerësimin e përgjithshëm të përfitimit të tyre nga ky program, si dhe përcaktimin e nevojave për të ardhmen.

Guvernatori Gent Sejko vlerësoi si shumë të frytshëm bashkëpunimin e deritanishëm në kuadër të Programit, i cili ka si objektiv forcimin e kapaciteteve të institucioneve përfituese.

Klan News