Policia e Krujës ka goditur një tjetër rast të armëmbajtjes pa lejë në Krujë.

Në njoftim për mediat, policia bën me dije se kanë sekuestruar 1 armë zjarri pushkë, 1 armë gjahu, 2 granata, 2 ndezësa, armë e ftohtë si dhe municion luftarak.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, u arrestua në flagrancë shtetasi D. D., 37 vjeç, banues në fshatin Thumanë, Krujë”, njofton policia.

Tashmë 37-vjeçari për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”./tvklan.al