Serbët shpresojnë tek mrekullia. Vetëm në këtë mënyrë mund të kualifikohen për në fazën tjetër. Janë të tretën në grup me një pikë më pak, pas Brazilit dhe Zvicrës.

“Jemi përballë një kundërshtari që është favorit për të fituar trofeun që para se të nisë botërori. Do të japim maksimumin tonë. Kemi një skuadër të mirë që mund ta mundë Brazilin dhe shpresoj që një mrekulli të ndodhë”, tha Adem Ljaiç.

 Por me cilësitë që brazilianët kanë në sulm, u mjafton një mungesë vëmendjeje, një hapësirë sado e vogël për të ndëshkuar kundërshtarin

“Ata do të jenë të kujdesshëm, kështu që edhe në duhet të jemi në gatishmëri pasi mund të na krijojnë probleme. Megjithatë ne kemi lojtarë shumë të mirë përpara që mjafton të gjithë një hapësirë dhe mund të shënojnë”, tha Fagner.

Takimi tjetër i mbrëmjes do të jetë mes Zvicrës dhe Kosta Rikës. Skuadra e Shaqirit dhe Xhakës kësaj radhe do të përpiqet të shënojë e para dhe të sigurojë fitoren për të dalë nga grupi.

Tv Klan