Qytetarët shqiptarë që po udhëtonin drejt vendeve të Evropës nëpër Serbi janë bllokuar në zonat pikat kufitare Serbi-Kroaci dhe Serbi-Hungari.

Autoritetet serbë nuk po i lejojnë që të kalojnë kufirin ndërsa kanë mbetur të bllokuar tash e 15 orë.

Një qytetar, emri i të cilit nuk pranoi të bëhej publik ka thënë për TV Klan se ai bashkë ndodhet në pikën kufitare Serbi Hungari që nga ora 4:00 e mëngjesit të së mërkurës.

Tha se autoritetet serbe ndërsa po intervistojnë të gjithë qytetarët shqiptarë ku po i pyesin për UÇK-në, Adem Jasharin e shumë ish-komandantë të UÇK-së.

Fatmir Haxholli nga Zyra Ndërlidhëse e Kosovës në Serbi ka thënë se kjo ka ndodhur në shenjë hakmarrjeje ndaj votimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës në këtë institucion.

“Bllokimi i rreth 300 qytetarëve, duke u mbajtur pasaportat dhe dokumentacionet e udhëtimit, është shkelje flagrante jo vetëm e marrëveshjeve të Brukselit, por edhe e të drejtave universale të njeriut të garantuara me të gjitha konventat ndërkombëtare. Vetëm regjimet më autoritare i bllokojnë udhëtarët e një vendi tjetër, me shpjegimin “ky është një urdhër nga Beogradi””, tha ai.

Ministria e Jashtme e Kosovës, ka bërë të ditur se i ka njoftuar shtetet e QUINT-it  dhe institucionet e Bashkimit Evropian e të tjera, për bllokimin e qindra kosovarëve në pikëkalimet kufitare të Serbisë me shtetet tjera. Eurodeputetja Viola von Cramon i ka bërë thirrje Serbisë që t’i lirojë menjëherë shtetasit e Kosovës.

“Serbia duhet të ndalë së turpëruari veten dhe menjëherë të lirojë mbajtësit e pasaportave dhe letërnjoftimeve të Kosovës që të kalojnë kufirin Serbi-Kroaci në Batrovc. Liria e lëvizjes duhet të sigurohet për të gjithë, pa diskriminim në baza kombësie”, tha ajo.

Rreth 1000 qytetarë të Kosovës besohet se janë të bllokuar në këto pika kufitare.

Tv Klan