Molekula që nëpërmjet organizmit ndikon në humorin tonë

Serotonina njihet si hormoni i lumturisë, por roli i saj në metabolizëm nuk është i njohur për të gjithë. Serotonina është një molekulë e prodhuar nga qelizat e sistemit nervor qendror dhe sistemit gastrointestinal. Funksioni i saj kryesor është të rregullojë komunikimin e impulseve midis qelizave të indeve të ndryshme.

Ajo është një molekulë “sinjal neurotransmetuese” e cila krahas përfshirjes në rregullimin e humorit, është e nevojshme për funksionimin e duhur të aktiviteteve të shumta biologjike. Në fakt, ajo koordinon mekanizmat e sulmit dhe mbrojtjes dhe ciklin e gjumit dhe zgjimit. Përveç kësaj, ajo kontrollon ndjenjën e urisë, kënaqësisë dhe rregullon shumë funksione të tjera metabolike.

Hormoni i lumturisë sintetizohet nga triptofani, një aminoacid thelbësor që trupi duhet të marrë me dietë. Prandaj, ushqyerja me një dietë të pasur me ushqime të detit, mish, vezë, produkete  bulmeti, perime dhe frutat e thata janë  faktor i rëndësishëm për të siguruar prodhimin e serotoninës, molekulën e humorit të mirë.

Sipas studiuesve mungesat në këtë hormon mund të çojnë në çekuilibër të sistemit nervor qendror, me ndryshime të humorit dhe simptoma depresive.

Klan News