Nëse ka një temë për të cilën njerëzit janë gjithë sy e vesh është seksi.

Kësaj nuk i ka shpëtuar as Herion Mustafaraj. Këtë herë i prezantohet publikut jo vetëm si aktor, por edhe si tekstshkruesi i “Sexterapi në kryeqytet”.

Është një komedi muzikore ku interpretojnë katër personazhe. Arbeni dhe Lola, një çift emigrantësh në Shtetet e Bashkuara që kthehen për pushime në Shqipëri dhe shkojnë të zgjidhin problemet e tyre te seksologu Dr.Babole.

Këtu nis historia e frymëzuar nga Çoti Papuli i Dritëro Agollit, ndërtuar mbi teorinë e Frojdit se seksi është gjithçka për një çift dhe rrëfyer nga një Qazim Mulleti, i 2016 -ës.

 

Përveç fjalës, rol luan edhe muzika. Tingujt popullore tiranas, që vijnë embël, siç thotë Herioni, me ata rrokut.

Pa kufizim moshe, “Sexterapi” vjen në Teatrin Eksperimental në mbrëmjen e së shtunës.

Tv Klan