Manastirliu: Mjekët, të trajnuar edhe për Covid

Ndonëse jemi në situatë pandmie me rritje të numrit të të infektuarve çdo ditë, në zonat turistike janë hapur 28 qendrat shëndetësore verore.

“Një pikë e rëndësishme për këtë vit ka qenë edhe trajnimi i stafit mjekësor sa i përket pacientëve që mund të shfaqen të dyshuar apo potencial me COVID-19 përgjatë punës së tyre në qendrat shëndetësore 24 orëshe. Ky trajnim është kryer nga Qendra e Urgjencës Kombëtare për të gjithë 160 mjekët dhe infermierët të cilët punojnë në qendrat shëndetësore verore”, tha Manastirliu.

Përveç qendrave shëndetësore do të jenë edhe 14 pos-stacionet e autoambulancave të cilat do të koordinohen nga Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore.

Tv Klan