Sfida Partizani – Qarabag – TV KLAN

Sfida Partizani – Qarabag

Trajnerët nuk mendojnë se cili është favorit

Partizani do të luajë të mërkurën në Tiranë sfidën e parë me Qarabag në Champions League, një skuadër me përvojë në arenën kontinentale, pasi ka qenë pjesë e grupeve në disa raste. Trajneri Franco Lerda e ka të qartë planin e tij, pasi është analizuar kundërshtari.

“Qarabag e kam parë, e dimë që është një ekip 6 herë radhazi kampion. Ka lojtarë cilësorë në mesfushë dhe sulm. E respektojmë Qarabag, por kemi besim te vetvetja”, tha Franco Lerda, trajner i Partizanit.

“Me sa kemi parë dhe dëgjuar është një ekip i fortë, por do ta luajmë ndeshjen tonë”, tha Kapiten i Partizanit, Alban Hoxha.

Qarabag kthehet në Shqipëri pas përballjes së sezonit të kaluar me Kukësin. Trajneri Gurban Gurbanov përpiqet të mos përmendë favoritë.

“Nuk e them dot këtë, pasi luajmë për Champions League dhe janë ekipet e barabartë. Natyrisht që duam të fitojmë, por edhe barazimi është rezultat i mirë. Do të ishte mirë edhe nëse nuk do të pësonim.”

Ndeshja do të luhet në 17:30 një orar ku temperaturat janë më të larta.

Tv Klan

Kategori
SportTe funditTë gjithaVideo
0 Komente

Përgjigju

*

*